LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FRPD mbështet Foltoren/ Të rinjtë kërkojnë largimin e Bashës në 11 dhjetor: Rama e ka marrë peng

6 Nëntor 2021, 20:36, Politikë CNA
FRPD mbështet Foltoren/ Të rinjtë kërkojnë largimin e

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka dalë hapur në mbështetje të Foltores që po mban ish kryeministri Sali Berisha. Pikërisht, vendosmëria e tyre për të shkuar në takimin që do mbaj ish lideri historik i demokratëve nesër me të rinjtë, ka sjellë edhe irritimin e Lulzim Bashës për të uzurpuar këtë organ.

Në një intervistë për CNA.al, anëtari i Kryesisë së FRPD Valter Mashi deklaroi se 90% e anëtarëve janë në mbështetje të Foltores, ndërsa theksoi se në 11 dhjetor, kur edhe është parashikuar mbajtja e Kuvendit Kombëtar të rinjtë do kërkojnë largimin e Bashës.

Mashi duke e cilësuar si kryetar të vulës kryeopozitarin, theksoi se është marrëpeng nga Rilindja dhe kryeministri Edi Rama.

FOLTOREN e mbeshtesin 90% e FRPD. Vetem disa te rinj qe nuk jane pjesë e FRPD, pra nuk jane anetarë por thjeshtë mbeshtetes te nje deputeti të përjashtuar që në filtrin e parë nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave, dalin dhe baltosin FRPD, dhe  është e qartë si drita e diellit që kjo behet nga vetë ata deputetë qe janë zvarritur e zhgarravitur këpucëve të Bashës për të qenë në listë, dhe që siç po del kanë edhe tjetërsuar vota të kolegëve të tjerë, prandaj është mese logjike që sot ata do mbeshtesin Bashen.

Me 11 Dhjetor presim ndryshimin e Statusit dhe sigurisht shkarkimin e Kryetarit të vulës, qe e kane  marrë peng sektarët e rilindjes me në krye pengmarrësin personal të Bashës, Ramëziun“, tha Mashi./CNA.al

Lajmet e fundit nga