LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një përfaqësuese e inceneratorëve për të rinjtë e Luli Bashës

6 Nëntor 2021, 13:34, Politikë CNA
Një përfaqësuese e inceneratorëve për të

Nuk zhgënjen kurrë Lulzim Basha me aktet e tij politike. Pasi shpalli garën në FRPD, duke shkarkuar kreun e saj Belind Këlliçi, megjithëse nuk e ka në kompetencë statutore, Lulzim Basha, nxori atë që do të vërë kryetare.

Njeriu, që nuk mundi dot të merrte as 10 përqind të strukturave të  të rinjve demokratë në garën e gjashtë viteve më parë, Oriela Nebiaj, tashmë është komanduar si drejtuese e FRPD-së, nga Lulzim Basha megjithëse s?ka asnjë lidhje as me strukturat e PD-së dhe as me të rinjtë demokratë.

Ori vjen në krye të FRPD, tashmë për të organizuar dhe për t?u zgjedhur vetë kryetare si përfaqësuese e korrupsionit të mafias shtetërore siç e thotë Lulzim Basha, të inceneratorëve.

Ori Nebiaj është një prezantuese në Top Channel, paguhet nga paratë e Top Channel të Vjollca Hoxhës me drejtor Ben Blushin, të cilët janë ortakët e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, njerëzve të inceneratorëve në aferën 187 milionë eurove,  të paktën të firmosur me shtetin dhe rreth 400 milionë euro në total për 30 vjet koncension.

Oriela Nebiaj paguhet nga paratë e inceneratorëve dhe nga reklamat e tyre, sepse është punonjëse e televizionit.

Dikush do të thotë ç?lidhje ka Ori, ç?punë ka Ori?

Oriela Nebiaj është një nga përfaqësueset e ekranit të lidhur fort me inceneratorët dhe tashmë është një lidhje e tyre me Lulzim Bashën, pas pazareve të bëra me ta një vit më parë.

Duke ngritur një komision formal hetimor për të mbuluar aferën e inceneratorëve dhe për ta mbyllur atë gropë kriminale, mafioze, ashtu siç di ta mbyllë vetëm Lulzim Basha, tashmë si garanci ka edhe fytyrën e Ori Nebiajt në krye të FRPD-së./CNA.al

Lajmet e fundit nga