LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas Këlliçit, Basha shkarkon Albana Vokshin/ Zgjedhje edhe në LDGSH

6 Nëntor 2021, 12:17, Politikë CNA
Pas Këlliçit, Basha shkarkon Albana Vokshin/ Zgjedhje edhe në

Pas FRPD shkarkimit të Belind Këlliçit dhe futjes të FRPD në zgjedhje, Lulzim Basha ka shkarkuar edhe Albana Vokshin dhe ka urdhëruar futjen e LDG ne zgjedhje.

Pas FRPD, hapet gara edhe në Forumin e Gruas, njoftoi zyrtarisht PD, sërish pa asnjë mbledhje të forumeve drejtues me të njëjtën mënyrë Basha shkarkon Vokshin, për të uzurpuar LDG. Albana Vokshi së fundi ka qenë një kritike e foretë e Bashës dhe po merrej me organizimin e Foltores së Berishës javën e ardhshme ku në qendër do ishin gratë.

Pas vendimit për riorganizimin dhe zgjedhjen e organeve drejtuese të Forumit Rinor, edhe Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë do të hyjë në një proces zgjedhor.

Zyra e shtypit në PD njofton se Kryetari i PD Lulzim Basha udhëzoi zhvillimin e zgjedhjeve për kryetaren e LDGSH-së, post i cili mbahet me emërim që prej vitit 2012, si dhe të organeve të tjera drejtuese të Lidhjes së Gruas. Zgjedhja e kryetares së LDGSH-së do të bëhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë. Kjo është hera e parë që anëtareve të Forumit të Gruas u njihet e drejta për të zgjedhur drejtuesen e tyre me votë direkte. Për të garantuar standardet e procesit, Kryetari Basha ngriti një grup të posaçëm për zgjedhjet në LDGSH, i cili përbëhet nga:

1. Grida Duma

2. Arta Sakja

3. Dhurata Çupi

4. Orjola Pampuri

5. Greta Bardeli

6. Alfrida Marku

7. Ina Zhupa

8. Eralda Tase Bano

9. Zheni Gjergji

10. Ledina Aliolli

Grupi i punës do të mbikqyrë mbarëvajtjen e procesit për zgjedhjen e Kryetares dhe zgjedhjet dhe riorgarnizimin e të gjitha forumeve të tjera të LDGSH në qendër dhe në degë. Në LDGSH mungojnë prej vitesh forume të tilla drejtuese si kryesia apo Këshilli Kombëtar i LDGSH-së./CNA.al

Lajmet e fundit nga