web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dokumenti ekskluziv-Rruga Qukës-Qafë Plloçë/ Si gënjen publikisht prefekti i Korçës

1 Gusht 2020, 12:58, Politikë CNA

Rruga Qukës ? Qafë Plloçë është një investim i filluar në prill të vitit 2013, nëpërmjet një kredie, por në shtator të atij viti me rotacionin politik gjithçka u ndërpre.

Projekti 125 milionë dollarë për rrugën Qukës ? Qafë Plloçë, 43 km i gjatë, financuar nga Banka Islamike për Zhvillim kërkon edhe gati 90 milionë dollarë të tjera investim për të përfunduar. (Lexo këtu)

Kostot e rrugës janë shumëfishuar për shkak se ndërprerja e punimeve ka sjellë dëme të mëdha, por edhe sepse një segment (loti 3) tjetër ka ngelur pa financim.

Por, ndërkohë që kjo është një rrugë e lënë rrugëve prej shtatë vitesh, kjo nuk e pengon prefektin e Korçës, të gënjejë publikisht.

Në një prononcim për RTSh Korça, Dhori Spirollari është shprehur se po punohet normalisht në dy lotët dhe se sipas tij janë përfunduar veprat më të rëndësishme si urat dhe tunelet.

?Po punohet në dy lotet, janë përfunduar veprat me të rëndësishme, si urat dhe tunelet. Po punohet edhe në lidhjen e urave dhe tuneleve. Puna po ecen normalisht, janë zgjidhur edhe prokblemet teknike,

Problemet teknike tashmë janë të kaluara, dhe puna po vijon normalisht në dy lotet?-tha Dhori Spirollari.

Ndërkohë sa i takon lotit të tretë ai tha se ?Po punohet edhe në lotin e tretë, dhe nga informacionet që kam janë në diskutime për të gjetur zgjidhje teknike ku janë hasur probleme. Me punën që po bëhet dhe mbështetjen e ARRSH-së dhe qeverisë, kjo rrugë do shkurtojë kohë për të ardhur në korçë por edhe do lehtësojë trafikun e makinave?.

Në fakt ajo çfarë deklaron Dhori Spirollari nuk është aspak e vërtetë, gjë e cila vërtetohet nga vetë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës.

CNA.al ka siguruar një dokument që tregon problematikën e kësaj rruge dhe ndërhyrjen e ministres, Belinda Balluku për të gjetur fondet.

Në një kërkesë drejtuar ministrisë së Financave, ministrja Balluku thekson se për përfundimin e kësaj rruge duhet edhe një financim prej 49 milion dollarësh.

Sipas dokumentit në fjalë, ministrja Balluku bën të ditur se për përfundimin e Lotit të tretë mungojnë 25 milion dollarë financim, ndërsa kërkohet edhe një masë financimi prej 24 milion dollarë, e cila ka të bëjë me stabilizimin e skarpateve dhe rritjen e sigurisë së rrugës.

Dokumenti i 27 qershor 2020, tregon qarte se Ministrja e e Infrastrukturës po lufton për fondet dhe përfundimin e segmentit. Por prefekti duhet të dalë njëherë andej nga rruga e jo të bëjë teatro nga zyra.

Mirë që nuk bën asnjë punë, por të paktën mos të gënjejë dynjanë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga