web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandalet me përvetësimin e pronave/ A ka sy SPAK të shohë korrupsionin e Artan Lames dhe Ben Blushit?

1 Gusht 2020, 11:34, Politikë CNA

Për ish-politikanin, e kthyer tashmë në drejtor të një televizioni kombëtar, Ben Blushi, duket se ardhja e Rilindjes në pushtet, ka qënë një favor për të.

Sikurse CNA.al ka raportuar një dosje të plotë investigative në lidhje me pasurinë marramendëse të Ben Blushit dhe sesi janë shtuar milionat e tij me ardhjen e Rilindjes në pushtet. (Lexo këtu).

Por, përtej akuzave ndaj ish-politikanit, duket se në skandal është përfshirë edhe Kadastra e Shqipërisë. Në media janë raportuar të paktën tre apo katër raste konflikt pronash, ku duket se është përdorur drejtpërdrejt Kadastra dhe Aluizni.

Disa muaj më parë CNA.al ka raportuar në lidhje me legalizimin e një prone në Dardhë të Korçës në zonën turistike me rreth 2 mijë metër katror truall.

Ben Blushi, në një video të publikuar shfaqet duke u përplasur me komshinjtë dhe bashkëfshatarët e tij në lidhje me një truall të cilin ai e ka legalizuar e më pas kishte marrë një leje ndërtimi.  Kur ligji mund të të japë një legalizim jo më shumë se 500 metër katror, Ben Blushi kishte mundur të siguronte një sipërfaqe trualli gati 2 mijë metër të tillë dhe këtë e kishte bërë nëpërmjet Kadastrës, nëpërmjet legalizmit.(Lexo këtu)

Rasti i dytë është ai i Dhërmiut. Bëhet fjalë për një sipërfaqe rreth 5800 metër katror truall në Dhërmi, pronë shtet e tjetërsuar. E vendosur në emra të tjerë dhe më pas e regjistruar në emër të Ben Blushit.

Ky denoncim i bërë publik me dokumenta nga ish kryeministri Sali Berisha tregonte qartë se Ben Blushi, nëpërmjet një skeme kishte përdorur Kadastrën jo të Korçës por të Vlorës për të regjistruar një pasuri tjetër. (Lexo këtu)

Rasti i tretë është një tjetër pronë me vlerë miliona euro në Moravë të Korçës, në lidhje me një investim të bërë nga biznesmeni Arben Reli Kadastra të përdoret në favor të njërës palë, me një ndërhyrje të drejtpërdrejtë, çka e çon në akuza Artan Lamen dhe Kadastren e Shqipërisë në lidhje me keqpërdorimin që i është bërë  këtij institucioni në të paktën tre raste nga drejtori i Top Channel, Ben Blushi, i cili pretendon se është larguar nga politika, por me largimin nga politika ka shtyar grykësinë e tij për të rrëmbyer sa më shumë prona të mundë.(Lexo këtu)

Pra, në të tre rastet po t?i shikosh me kujdes është përdorur Artan Lame dhe Kadastra e Shqipërisë, në favor të Ben Blushit, minimalisht duke i keqpërdorur, pa thënë se ka skandale korruptive, sepse këto duhet t?i hetojë prokuroria, e cila mesa duket po hesht.

SPAK është përballë faktit se duhet të hetojë Ben Blushin dhe Kadastrën për korrupsion dhe abuzim me pronat. Pasi kështu pretendojnë të paktën tre palë. Banorët në fshatin Dardhë, biznesmeni Arben Reli dhe biznesmeni tjetër në Dhërmi, Pandi Carapuli, me të cilin u përplas Ben Blushi dhe e sulmoi dhe akuzoi publikisht./ CNA.al

Artan Lame dhe Kadastra, çeta e grabitësve në favor të Ben Blushit

Dokumentet/ Ben Blushi shtoi pasurinë një miliard lekë, me Rilindjen

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Denoncimi/ Ben Blushi pas Dardhës grabit 6 mijë m2 në bregdet

Video ekskluzive/ Ben Blushi sherr me banorët e Dardhës: Largohuni se jeni me virus  

Skandali/ SPAK merr në ?mbrojtje? Ben Blushin

Babëzia e Ben Blushit nuk njeh kufi/ Zhvat edhe tre mijë metër katror tokë në Dhërmi





Lajmet e fundit nga