Skandali-Makina e Ministrisë së Brendshme aksidenton një grua/ Drejtori i Policisë fsheh gjurmët e krimit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Dy emisione në dy javë të ndryshme. E gjithë vëmendja për një pronë ku janë dy biznesmenë në ortakëri, dhe Top Channel në betejë, por edhe portali i një gazete të falimentuar që përdoret për shantazh dhe sulme ndaj ?armiqve?.
Fiks Fare i kushton dy puntata dhe ngre akuzat ndaj njërës palë, dhe vëmendja shkon direkt në ndonjë skandal të madh, vjedhje apo abuzim.
Por mjafton të kërkosh pak dhe menjëherë del gjithçka në shesh. Ato që thotë Fiks-i janë disi të vjetra pasi më parë janë publikuar shumë sulme ndaj një prej ortakëve në gazetën po në pronësi të Vjollca Hoxhës, që e lexon vetëm Ben Blushi kur do ti japë kurajo vetës, pasi sulmon ?armiqtë? e tij, të zonjës Hoxha por edhe të shokëve dhe shoqeve të saj. Sot i përsërit Fiks-i duke shtuar e shtuar ujë e oriz. Frika fillon tek hapja e dosjes dhe dokumentave, Vjollca do vendimin që ajo mendon jo atë të ligjit. Sapo një institucion vepron, dikush hidhet në sulm.
Pak histori
Një biznesmen ka në pronësi një objekt gati 1000 m2, gjysmën e saj ja shet një tjetër biznesmeni. Ky i dyti me shpirtin e një investitori dhe pasionant, me dakortësinë e ortakut të ri zhvillon pronën. Investim në gati 10 vite. Punë e pandalshme, ku njëri investon dhe tjetri shikon si prona e tij merr vlerë çdo ditë. Prona zhvillohet, zgjerohet dhe legalizohet sipas të gjitha rregullave. Pasurisë i shtohet vlera dhe e gjitha nga gati 1000 m2 shkon në një total 8000 m2.
Njëri nga pronarët nuk ka hedhur asnjë qindarkë (Sefedin Bajraktari), por me zhvillimin e pronës pjesa e tij prej 500 m2 zhvillohet dhe merr vlerë, por sapo resorti hapet fillojnë problemet. Pa hedhur asnjë lekë, pa shkelur asnjë ditë, nuk do pjesën e tij prej 500 m2 por do 4000 m2, pa paguar asnjë qindarkë, pa bërë asnjë punë dhe si ndihmës për këtë punë ka gjetur gazetën e Vjollcës dhe emisionin Fiks Fare në televizionin e Vjollcës.
Ngjarjet rozë brenda në “investigim”
Media të bën gjëmën. Ben Blushi e Vjollca Hoxha e dinë mjaft mirë. Si mund të ndodhte ndryshe, a mund të pranojë Vjollca që shokët e saj që ka udhëtuar në Itali, Montekarlo, kazinot e Malit të Zi apo Greqisë psh. të mos marrin 4000 m2 sepse skanë investuar asnjë lekë dhe mund të humbin gjysmën e një resorti, tek i cili ndoshta shohin shumë ëndrra. Apo duan të kthejnë kujtimet e udhëtimeve të vjetra, por s’ju mjaftojnë 500 m2 por duan 4000 m2 si respekt ndaj historisë së tyre.
Ata kanë 500 m2 dhe këtë sja mohon askush, por siç Ben Blushi morri më një ngrehinë 2000 m2 me legalizim në Dardhë pse ato 500 m2 mos të bëhen 4000 m2?
Është njësoj si 6000 m2 në Dhërmi kur mbiu një dokument që i jepte Ben Blushit nga Kolonja goxha truall mu në breg të detit. Ka të dhëna të pakonfirmuara se ka edhe një tjetër sipërfaqe në emër të bashkëshortes, por kjo është ende e pa verifikuar zyrtarisht. Investigimi i saj vazhdon.
Kur Ben Blushi drejtor i Top Channel merr toka në bregdet, legalizon mijëra metër katrorë në Korçë, pse shokët e Vjollcës mos përfitojnë?
Kështu fillon një lumë akuzash, shantazhesh dhe shpifjesh ndaj një biznesmeni (Arben Rreli) që ka investuar shpirtin në zhvillimin e një pronë të cilën e ka blerë, njeh dhe ortakun e tij në gjithçka ai ka pasur si pronë edhe pse ska investuar asnjë qindarkë, por meqë ky i fundit është mik me Vjollcën dhe kjo ka Blushin apo Fiksin, tani duan që paratë që ka hedhur investitori ti ndajë përgjysëm me atë që nuk e di se çfarë ka ndodhur gjithë këto vite.
Turpësisht krijohen skenarë duke mohuar dhe aktet noteriale, skema me gjoja falsifikime, thjesht dhe vetëm që të ushtrohet presion ndaj organeve që po hetojnë, të cilat bashkë më shqiptarët shumë shpejt do mësojnë publikisht, pse e gjithë kjo. Kush fshihet nga pas? Kush është personi që ka udhëtuar me Vjollca Hoxhën rrugëve të Europës dhe sot e përdor televizionin Top Channel për një konflikt pronësie. Kurrë se kishtë bërë më parë Fiks-i këtë gjë, të ndërhynte mes dy palëve që janë në proces gjyqësor.
Por pasioni është i madh, nuk mund ta ndalë dot kush Vjollcën. Rubrika rozë nuk mund të marrë peng një media, një drejtor apo një emision, por ja që ndodh edhe kështu./CNA.al
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Një tjetër kryebashkiak socialist është infektuar së fundmi ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar ...
Këshilltarja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar d...
Ish-kryeministri Sali Berisha, denoncuar dhunën e policisë n...
Vdekja e një 27-vjeçari nga Kavaja sot (24 korrik) ka ngjall...
Një rast i paprecedent, i cili po godet bizneset në mes të d...
Kreu i Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit në PD, Jamarbë...
Ardian Kola i cili një ditë më parë dha dorëheqjen nga drejt...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Koleksionisti i njohur Gjergji Thimio, është dhunuar barbari...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh që mba...
Mjafton të bësh një vëzhgim në fletushkën e falimentuar, e a...
Një denoncim i fortë është bërë nga ish-kryeministri Sali Be...
Të shumta kanë qenë rastet kur emisioni “Stop” në Tv Klan ka...
“Fshihen rastet me Covid-19 në Universitet!”Kështu deklaron ...
Sazan Guri ka postuar këtë mbrëmje një koment i cili mund të...
Emisioni “Stop” ka trajtuar këtë të martë një histori të çud...
Investimet e huaja në Shqipëri, janë ndoshta ndër ato biznes...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...