LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Babëzia e Ben Blushit nuk njeh kufi/ Zhvat edhe tre mijë metër katror tokë në Dhërmi

20 Korrik 2020, 11:32, Denoncim CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, sipas të cilit bashkëshortja e Ben Blushit, Eva Blushi ka marrë një sipërfaqe prej 3 mijë metër katëror tokë në Dhërmi.

Sipas denoncuesit, pas pasurisë 6 mijë metër katëror, që ka marrë Ben Blushi, tashmë bnashkëshortja e tij në bashkëpunim me një zyrtar të PS-së, ka përfituar 3 mijë metër katëror tokë në jug.

?Pershendetje Doktor, nuk kane te ngopur keta Eva Blushi ka marre 3 mije m2 toke ne Dhermi. Pas 6 mije qe mori burri i saj me Gaz Demin.Eva e ka marre kete pasuri ne bashkepunim me nje zyrtar te larte te PS.Informacionin e keni te sigurt.?-shkruan denoncuesi.

Kujtojmë këtu se vetëm pak kohë më parë, Berisha publikuar denoncimin e një tjetër qytetari, sipas të cilit, Ben Blushi ka ?grabitur? një tokë në Dhërmi, nëpërmjet falsifikimeve.

Po ashtu në denoncim thuhej se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar  dy drejtorë hipoteke në Vlorë, pasi zbuluan falsifikimin e dokumentave dhe refuzuan rregjistrimin.

Po ashtu pretendohet se për këtë tokë, Blushi është përplasur edhe me biznesmenit Pandi Carapuli që ka ndërtuar aty. (Lexo këtu).

Gjithashtu në muajin maj 2020, CNA.al  pas disa ankimeve nga banorët e Dardhës, ka bërë një tjetër investigim. CNA.al ka zbuluar sesi pasuria e Blushit është shtuar edhe me 250  mijë euro të tjera.

Më poshtë shikoni një kontratë shit-blerje, të kryer tek noterja Zhulieta Mano, me numër 3331, në vitin 2001, ku Ben Blushi ble në Dardhë të Korçës, një pasuri për 12 milionë lekë të vjetra. Një pasuri me dy dhoma, e ndarë me korridor, pjesë e një prone të një shtëpie aty.

Blushi filloi dhe investoi në atë shtëpi të vogël dhe më pas duke shfrytëzuar edhe hapësirat ligjore shkon dhe çon për proçedurë legalizimi gjatë kohës që kishte ardhur Rilindja në pushtet një sipërfaqe trualli, për gati 2 mijë metër katëror, në qendër të fshatit Dardhë.

Për më tepër ka pasur edhe një përplasje dhe konflikt me banorët e Dardhës. Ata pretendojnë se ajo sipërfaqe nuk është e Ben Blushit, ka pronarë, ka trashëgimtarë.(Lexo këtu)/ CNA.al

Nga Korça, në Vlorë/ Ben Blushi ?hajdut? tokash, si u pasurua me ardhjen e Rilindjes

Denoncimi ?bombë?/ Miku i Ben Blushit bën kërdinë në Dardhë, zapton pyllin dhe tokën e varrezave

Katër skandale dhe akuza që Ben Blushi si fsheh dot

Publikohet dokumenti/ Ben Blushi grabit pronën në bregdet, me ndihmën e Ramës

Lajmet e fundit nga