LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kurimi i Covid-19 me plazmë/ Kreu i Urgjencës Kombëtare: Një armë më shumë në luftën ndaj virusit

19 Gusht 2020, 20:07, Lifestyle CNA
Kurimi i Covid-19 me plazmë/ Kreu i Urgjencës Kombëtare: Një

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thotë se aplikimi i kurimit me plazmën e gjakut do të jetë një mundësi më shumë në trajtimin e pacientëve.

Në një intervistë për Tv Klan ai shtoi se edhe pse ky kurim nuk është gjithmonë i mjaftueshëm, do të jetë një armë më shumë në luftën me virusin.

?Rezultatet nuk janë një numër i madh trajtimesh, pra ndihmon në trajtimin e kësaj sëmundje, por nuk është zgjidhja përfundimtare e saj?, tha Brataj.

Brataj sqaroi edhe punën që po bëhet për rritjen e kapaciteteve pasi gjatë vjeshtës përveç koronavirusit në popullatë do të rritë qarkullimin edhe gripi sezonal. ?Shtim të personelit, trajnim të personelit, shtim të shtretërve. Të gjitha këto burime vihen në dispozicion të njerëzve. Çfarë kërkohet: që mos të ezaurohen këto burime?, tha ai./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga