LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Songyl merr të atin në telefon

19 Gusht 2020, 07:33, Lifestyle CNA
Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Songyl merr të

Ozlem shpërngulet në shtëpinë e Ferides pa e pyetur aspak këtë të fundit. Feride mbetet e habitur. Babai i Songylit nuk heq dorë dhe rikthehet në jetimore për ta takuar.

Por Songyl nuk pranon të përballet me të. Babai i lë Songylit numrin e tij telefonit. Songyl ndonëse e urren të atin e mban numrin e tij. Feride i tregon Nerimanit se Ozlem është shpërngulur në shtëpinë e saj dhe kërkon ndihmën e saj. Defne shkon në shkollë dhe i habit të gjithë.

Vajzat pyesin veten si arriti të dilte Defne nga shkolla e riedukimit. Defne i tregon se Xhemre e ka tërhequr denoncimin. Vajzat i kërkojnë llogari Xhemresë dhe i mbajnë mëri. Defne mbetet pa shoqe. Kemali për pak pëson aksident dhe dyshon tek Nazan. Ferides i sos durimi me Ozlemin. Songyl vendos të telefonojë të atin./CNA.al

Lajmet e fundit nga