LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Covid-19 është duke shkaktuar tek të prekurit një varg sëmundjesh kardiake

19 Gusht 2020, 06:28, Lifestyle CNA
Covid-19 është duke shkaktuar tek të prekurit një varg

Nga Haider Warraich ?The New York Times?

* SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, mendohej në fillim se prekte kryesisht mushkëritë. Tani e dimë se vështirë se ka ndonjë pjesë të trupit që kursen ky virus. Dhe të dhënat më të fundit, tregojnë se disa nga dëmet më të mëdha që shkakton koronavirusi i përkasin zemrës.

Eduardo Rodrigez, ishte gati të niste si titullar ndeshjen për skuadrën e bejzbollit Boston Red Sox këtë sezon. Por më korrik 27-vjeçari rezutoi pozitiv ndaj Covid-19. Duke u ndjerë si një ?100-vjeçar?, ai u tha gazetarëve:?Nuk kam qenë kurrë aq i sëmurë në jetën time, dhe nuk dua që të sëmurem prapë?.

Simptomat e tij u zhdukën, por disa javë më vonë ai u ndje tepër i lodhur, edhe pse kishte gjuajtur vetëm 20 topa gjatë stërvitjes, aq sa kolegët e këshilluan të pushonte. Një ekzaminim mjekësor zbuloi diçka të cilën ai kishte të vështirë ta kuptonte:Vuante nga miokarditis, i shkaktuar pikërisht nga Covid-19.

Rodrigez nuk do të luajë më bejsboll për këtë sezon. Miokarditi është me fjalë të thjeshta inflamacioni i muskujve të zemrës. Disa pacientë nuk shqetësohen kurrë nga një gjendje e tillë, por tek të tjerët ajo mund të sjellë pasoja serioze.

Dhe Rodrigez nuk është sportisti i vetëm që vuan nga kjo sëmundje: Shumë lojtarë të tjerë të futbollit amerikan të kolegjeve janë prekur nga miokarditi, pikërisht pasi u sëmurën nga Covid-19. Kohët e fundit, kam trajtuar një pacient me Covid-19 në fillim të të 50-ave.

Deri në atë moment ai kishte qenë në gjendje të përsosur, pa asnjë histori sëmundjesh serioze. Kur i filluan ethet dhe dhimbjet e trupit, ai u vetizolua në dhomën e tij. Por në vend se të përmirësohej, gjendja e tij u përkeqësua. Kur erdhi në spital mezi merrte frymë, por gjendjen nuk ia kishin rënduar mushkëritë, por zemra e tij.

Tani po vlerësojmë nëse ai ka apo jo nevojë për një transplant në zemër. Një studim i ri intrigues nga Gjermania, na jep një panoramë se si SARS-CoV-2 ndikon tek zemra. Studiuesit ekzaminuan 100 persona, me një moshë mesatare 49-vjeç, të cilët ishin shëruar nga Covid-19.

Shumica ishin asimptomatikë, ose kishin simptoma të buta. Mesatarisht 2 muaj pasi kishin rezultuar pozitivë, studiuesit kryen mbi ta M.R.I dhe skanuan zemrat e tyre, duke zbuluar disa të dhëna alarmante:Gati 80 për qind e tyre kishin anomali të vazhdueshme, dhe 60 për qind kishin shenja të miokarditit.

Shkalla e miokarditis, nuk shpjegohej me ashpërsinë e sëmundjes. Ndonëse studimi ka disa të meta, dhe përgjithësueshmëria dhe rëndësia e gjetjeve të tij nuk dihet me saktësi, ai e bën gjithsesi të qartë se tek pacientët e rinj që me sa duket e kishin kaluar SARS-CoV-2, është e zakonshme prekja e zemrës.

Dhe ne mund të jemi duke parë vetëm fillimin e dëmit në këtë organ. Studiuesit nuk po e kuptojnë ende se si SARS-CoV-2 shkakton miokardit, pra nëse është virusi që e dëmton drejtpërdrejti zemrën, apo nëse kjo ndodh nga reaksioni virulent imunitar që stimulon Covid-19.

Ka të ngjarë që një pjesë e suksesit të ilaçeve imunosupresive, sikurse është deksametazoni steroid në trajtimin e pacientëve të sëmurë me Covid-19, vjen nga parandalimi i inflamacionit të zemrës. Steroidë të tillë, përdoren zakonisht për të trajtuar rastet e miokarditit.

Pavarësisht trajtimit, format më të rënda të miokarditit të shkaktuara nga Covid-19, mund të çojnë në një dëmtim të përhershëm të zemrës, që nga ana tjetër mund të çojë në atak ose arrest kardiak. Por miokarditis, nuk është mënyra e vetme përmes së cilës Covid-19, mund të vrasë shumë njerëz nëpërmjet sëmundjeve kardiake.

Kur analizova të dhënat nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, zbulova se që nga shkurti i këtij viti, kanë vdekur gati 25.000 amerikanë më shumë nga sëmundjet e zemrës, krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve të kaluara.

Disa nga këto vdekje mund të lidhen me Covid-19, por shumica ka të ngjarë të kenë ndodhur për shkak se pacientët kanë neglizhuar kujdesin që duhet te kenë për zemrat e tyre. Dhe kjo mund të çojë në një valë sëmundjesh kardiake të patrajtuara në vazhdën e pandemisë aktuale.

Shumë pacientë kanë kuptueshëm frikë të shkojnë në spital. Shoqata Amerikane e Zemrës ka filluar fushatën ?Mos vdis për shkak të dyshimit!? për të adresuar uljen alarmante të numrit të njerëzve që telefonojnë urgjencën apo kërkojnë kujdes mjekësor, pas një sulmi në zemër ose goditje në tru.

Që nga fillimi i pandemisë, ka qenë e qartë se njerëzit me sëmundje të zemrës apo sëmundje të ngjashme serioze, si diabeti apo presioni i lartë i gjakut, janë më të rrezikuar të preken nga simptoma të rënda të Covid-19. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, u rekomandojnë më shumë se 30 milionëve amerikanë me sëmundje kardiake që të praktikojnë masa paraprake shtesë për të shmangur infeksionin.

Spitalet dhe klinikat duhet të punojnë jashtë orarit, për të siguruar pacientët se janë të sigurt në spitale, dhe të forcojnë shërbimet e telemjekësisë, në mënyrë që pacientët të mund të konsultohen pa pasur nevojë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Mjekët dhe studiuesit nuk duhet të mendojnë më për Covid-19, si një sëmundje vetëm e mushkërive, por si një sëmundje që mund të prekë çdo pjesë të trupit, veçanërisht zemrën.

Mënyra e vetme për të parandaluar që më shumë njerëz të vdesin nga sëmundjet e zemrës, si nga dëmtimet e shkaktuara nga virusi, ashtu edhe nga kujdesi i pakët ndaj sëmundjeve të zemrës, është kontrolli i pandemisë.

Shënim: Haider Warraich, është kardiolog dhe studiues në Sistemin e Kujdesit ndaj Veteranëve në Boston, dhe punonjës në Spitalin e Grave dhe Shkollën Mjekësore të Universitetit të Harvardit. Ai është autori i librit ?Gjendja e zemrës: Eksplorimi i historisë, shkencës dhe e ardhmja e sëmundjeve kardiake?./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga