LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekreti për flokë të bukur/ Ky është produkti “magjik”

19 Gusht 2020, 14:21, Lifestyle CNA
Sekreti për flokë të bukur/ Ky është produkti

Flokët tona janë një nga bukuritë dhe pjesë të trupit që bien në sy më shumë nga të gjithë të tjerat dhe nuk është e çuditshme që ne të shpenzojmë më shumë para çdo vit për t?i parë ato të shndritshme dhe të lëmuara. Sipas New Health Guide, vaji i kokosit është më i miri për tu përdorur në flokët tuaj.

Ai mund të përdoret si një proteinë për të mbrojtur rrënjët e flokëve nga këputja; për të mbrojtur flokët nga lagështia dhe dëmtimet e ndryshme mjedisore, për të përmirësuar qarkullimin e gjakut në kokën tuaj, për të ushqyer ato dhe për të promovuar shëndetin antibakterial dhe antifungal.

Nuk është thjesht një çështje e vendosjes së vajit në kokë dhe kaq. Për rezultatet më të mira, vaji duhet të mbahet në kavanoz, i cili më pas ngrohet në një enë me ujë të ngrohtë.

Uji i ngrohtë duhet gjithashtu të përdoret për të lagur flokët tuaj dhe pastaj vaji duhet të përhapet nëpërmjet tij dhe duarve tuaj nëpër rrënjë. Duhet dy lugë për flokë të shkurtër dhe tri lugë për flokë të gjatë.Masazhoni këtë vaj të paktën për tre minuta dhe më pas mbajeni për 20 deri në 30 minuta.Mos aplikoni balsam më pas po thjesht lajeni me shampon tuaj si normalisht.

Vaji i kokosit gjithashtu mund të përdoret për të luftuar thinjat e flokëve, sipas ?The Fit Indian.? Kombinoni një filxhan vaji me një grusht kerri dhe vlojini për 6 deri në 8 minuta.Pasi të ftohet, ngjyrosni vajin dhe masazhoni atë në kokën tuaj, duke e përdorur atë tre ose katër herë në javë vetëm para shtratit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga