web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krymi zyrtarizon largimin nga Vllaznia, bën deklaratën e fortë

22 Qershor 2026, 12:22, Sport CNA

Krymi zyrtarizon largimin nga Vllaznia, bën deklaratën e fortë

Ardit Krymi është larguar zyrtarisht nga Vllaznia.

Mesfushori ka bërë të ditur "divorcin" nëpërmjet një postimi në profilin e tij.

Krymi ka shpërthyer në akuza ndaj Edi Martinit, i cili, sipas tij, i ka bërë padrejtësi dhe nuk e ka respektuar.

POSTIMI I KRYMIT:

Pershendetje! 

Te dashur tifoze dhe sportdashes shkodran,sot njoftoj largimin tim nga Vllaznia.

Kam dhan gjithçka për këtë fanellë. Kam luajtur me zemër, me përkushtim dhe me respekt për klubin, qytetin dhe mbi të gjitha për tifozët, të cilët kanë qenë gjithmonë forca jeme më e madhe.

Kam hesht për një kohë të gjatë nga respekti për klubin dhe tifozët, por mendoj se ka ardhur momenti të them disa gjëra.

Gjatë gjithë karrierës kam punuar me shumë trajnerë dhe kam kaluar momente të vështira e të bukura, por kurrë nuk jam ndjerë kaq i pavlerësuar se gjatë kësaj periudhe. Kam duruar më shumë sesa duhet, kam respektu vendime me të cilat nuk kam qenë dakord dhe kam vazhdu të jap maksimumin për fanellën.

Nuk kam kërku  privilegje, vetëm respektin që besoj se e kam meritu pas gjithë viteve të sakrificës dhe kontributit në futboll.

Për hir të tifozëve zgjodha të hesht dhe të mos krijoj polemika, por heshtja nuk duhet ngatërruar me pranimin e padrejtësive.

Largohem me ndërgjegje të pastër, por me pengun ma te madh mos fitimin e titullit ne shkoder.Falenderoj tifozët që më kanë mbështetur gjithmonë.Ju keni qenë arsyeja pse kam luftu deri ne sekonden e fundit ne fushe.

Gjithashtu falenderoj te gjithe cunat e

ekipit per keto vite qe i ndam se bashku.

 


Faleminderit!





Lajmet e fundit nga