web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Undav bën heroin, Gjermania fiton me përmbysje dramatike

21 Qershor 2026, 00:02, Sport CNA

Undav bën heroin, Gjermania fiton me përmbysje dramatike

Kombëtarja e Gjermanisë ka siguruar një fitore të vështirë me përmbysje 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit E në Kupën e Botës.

"Pancerat" e panë veten në disavantazh në pjesën e parë, kur mesfushori Franck Kessie kaloi afrikanët në avantazh në minutën e 30-të.

Edhe pse Bregu i Fildishtë shpërdoroi disa raste të pastra për të dyfishuar shifrat në fillimin e pjesës së dytë, Gjermania reagoi mjaft mirë duke barazuar me anë të sulmuesit Deniz Undav në minutën e 68-të.

Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, ishte sërish Undav ai që u shndërrua në heroin e mbrëmjes, duke shënuar golin e fitores në minutat shtesë të takimit.

Falë këtij suksesi, Gjermania siguron zyrtarisht kualifikimin për në fazën me eliminim direkt.





Lajmet e fundit nga