web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Holandë-Suedi premton spektakël, publikohen formacionet zyrtare

20 Qershor 2026, 18:37, Sport CNA

Holandë-Suedi premton spektakël, publikohen formacionet zyrtare

Kombëtarja e Holandës dhe ajo e Suedisë do të përballen në kuadër të xhiros së dytë të Grupit F në Kupën e Botës 2026, në një duel që pritet të ndajë fatet e kryesimit të grupit.

Holandezët, nën drejtimin e teknikut Ronald Koeman, vijnë në këtë takim pas një barazimi zhgënjyes 2-2 ndaj Japonisë, ku pësuan gol në minutat e fundit, duke bërë që fitorja në këtë sfidë të jetë detyrim për të mos rrezikuar kualifikimin.

Krejt ndryshe paraqitet situata në kampin e Suedisë, e cila vjen me moralin lart pas fitores bindëse 5-1 kundër Tunizisë në ndeshjen e parë, një rezultat që solli edhe shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit të kombëtares afrikane.

Pak minuta përpara vërshëllimës startuese, të dy trajnerët kanë zyrtarizuar rreshtimet e tyre në fushën e lojës.

FORMACIONET ZYRTARE

Holandë: Verbruggen, Van de Ven, Van Hecke, Van Dijk, Dumfries, Reijnders, De Jong, Gravenberch, Gakpo, Brobbey, Malen.

Suedia: Nordfeldt, Langerbielke, Hien, Lindelof, Karlstrom, Bernhardsson, Nygren, Ayari, Gudmundsson, Gykeres, Isak.

 

Holandë-Suedi premton spektakël, publikohen formacionet zyrtare





Lajmet e fundit nga