web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndeshja e dytë e Brazilit, merret vendimi për Neymar

18 Qershor 2026, 18:00, Sport CNA

Ndeshja e dytë e Brazilit, merret vendimi për Neymar

Sulmuesi Neymar do të mungojë edhe në ndeshjen e dytë të Brazilit në Kupën e Botës.

Lojtari i Santos nuk është grumbulluar për përballjen kundër Haitit, e cila do të luhet të premten në orën 02:30.

Trajneri Carlo Ancelotti ka vendosur ta lërë ish-yllin e Barcelonës në qendrën stërvitore të ekipit në New Jersey, me qëllim që të vijojë rikuperimin e plotë pa ndonjë rrezik të panevojshëm.

Edhe pse nuk ka një datë të saktë për rikthimin në fushë të 34-vjeçarit, sipas mediave braziliane, Neymar pritet të jetë i gatshëm për fazën e rëndësishme me eliminim direkt, menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve në grupe.





Lajmet e fundit nga