web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Botërori i sulmuesve/ Messi, Mbappe, Haaland dhe Kane e nisin vrullshëm

18 Qershor 2026, 11:49, Sport CNA

Botërori i sulmuesve/ Messi, Mbappe, Haaland dhe Kane e nisin

Lionel Messi, Kylian Mbappe, Harry Kane dhe Erling Haaland e nisën në mënyrë shumë pozitive Kupën e Botës 2026, duke qenë protagonistët kryesorë të kombëtareve të tyre.

Messi realizoi tre gola në fitoren e Argjentinës ndaj Algjerisë dhe arriti kuotën e 16 golave në historinë e Botërorëve, duke barazuar rekordin e Miroslav Klose.

Kylian Mbappe shënoi dy herë në suksesin 3-1 të Francës ndaj Senegalit dhe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares franceze me 58 gola. Sulmuesi francez arriti gjithashtu në 14 gola në Kupat e Botës, duke kaluar Just Fontaine.

Michael Olise kontribuoi me asistin për golin e parë të Mbappe dhe pati rol të rëndësishëm në lojën sulmuese të Francës. Edhe Erling Haaland realizoi dopietë në fitoren 4-1 të Norvegjisë ndaj Irakut në ndeshjen e tij të parë në një Botëror.

Sulmuesi norvegjez zgjati në 11 numrin e ndeshjeve radhazi me gol për kombëtaren. Tre yjet e futbollit botëror nisën kështu turneun me rekorde dhe paraqitje vendimtare.

Harry Kane shënoi dopietë, në fitoren 4-2 të Anglisë ndaj Kroacisë. Me këtë dygolësh, sulmuesi anglez arriti kuotën e 10 golave në historinë e Kupës së Botës, duke barazuar rekordin e Gary Lineker për Anglinë në këtë kompeticion.





Lajmet e fundit nga