web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Franca fiton ndaj Senegalit pas 4 golave

16 Qershor 2026, 21:04, Sport CNA

Franca fiton ndaj Senegalit pas 4 golave

Kombëtarja e Francës nis fushatën e saj në Kupën e Botës 2026, ku përballet me Senegalin në stadiumin “MetLife” në New Jersey.

"Gjelat" zbresin në fushë me statusin e favoritit absolut dhe me synime të mëdha, teksa kërkojnë të shkruajnë historinë duke tentuar finalen e tretë radhazi në këtë turne.

Për trajnerin Didier Deschamps, kjo është një ndeshje jubile, pasi do të jetë sfida e tij e 20-të në krye të pankinës franceze në një Botëror. Franca vjen nga një ecuri mjaft pozitive me 9 fitore në 11 takimet e fundit, por përballë do të ketë një Senegal mjaft solid.

Përfaqësuesja afrikane vjen në këtë turne si e pamposhtur në eliminatore me 7 fitore dhe 3 barazime, duke vendosur një rekord të ri për kontinentin e tyre.


FRANCË-SENEGAL 3-1


KOMENTI LIVE

96’- GOOOOOL FRANCA 3-1! Kylian Mbappe i mahnit të gjithë, me një supergol nga jashtë zone. Predha e sulmuesit përfundon në rrjetë.

94’- GOOOOOL SENEGALI 2-1. Afrikanët ngushtojnë shifrat me Mbaye, i cili me një gjuajtje të fortë e ndal topin në rrjetë.

82’- GOOOOL FRANCA 2-0! Barcola vulos fitoren e “gjelave”. Sulmuesi shfrytëzon një asist të Rabiot dhe me një parabël dyfishon shifrat.

79’- Pranë barazimit Senegali. Krosim i Diouf nga e majta, gjuan Jackson por topi shkon mbi portë.

68’- Reagon menjëherë Senegali. Shënon Jackson, por anulohet për pozicion jashtë loje.

66’- GOOOOOL FRANCA 1-0! Çfarë aksioni nga Olise, i cili vertikalizon për Mbappe në zonë. Sulmuesi nuk gabon dhe e ndal topin në rrjetë.

Franca fiton ndaj Senegalit pas 4 golave

60’- Arbitri shkon në VAR, por nuk jep penallti. Vazhdon ndeshja me rivënie fundore.  

58’- Ndërhyrje ndaj Mbappe në zonë. Franca kërkon penallti, arbitri akordon goditje këndi.

57’- I njëjti rast për Francën. Këtë herë Mendy ndal Kylian Mbappe.

53’- E pabesueshme çfarë ka humbur Olise. Sulmuesi shfaqet i vetëm me portierin Mendy, por gardiani senegalez ia del ta ndalë. Ky është dhe rasti i pastër për Francën.

52’- Provon Franca me një kundërsulm të shpejtë, por Koulibaly ndal në mënyrë të rregullt Mbappe. Menjëherë niset edhe Senegali me Sarr, i cili mbyllet në momentin e fundit nga Saliba.

48’- Gjuajtje e fortë me të majtën nga Doue, por topi shkon jashtë. Francezët e nisin më mirë këtë pjesë të dytë.

Mbyllet pjesa e parë. 

45+6’- Rast i artë i shpërdoruar nga Senegali. Sarr gabon një gol thuajse të sigurt.

40’- Gjuajtje e fortë nga Mane jashtë zone, por Maignan ndal pa shumë problem. Olise niset në kundërsulm, pason për Kounde, i cili dërgon një top totalisht të gabuar në zonë.

 39’- Sarr shpërthen nga e djathta dhe provon të futet në zonë, por Saliba e mbyll në momentin e fundit.

25’- Shpëton me fat Franca. Jackson fiton duelin me Upamecano dhe gjuan fort, por topi godet shtyllën. Maignan e devijon në këndore me fat.

23’- Doue humb një top në hyrje të zonës dhe i jep mundësinë Senegalit të niset në kundërsulm. I pakalueshëm Upamecano, i cili mbyll sërish rrezikun.

19’- Dembele lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone. Topi përplaset në trupin e Niakhate.

9’- Franca vuan presionin. Gabim i Upamecano në kthimin e topit, por del në kohë Maignan dhe largon rrezikun.

0'- Starton sfida. 





Lajmet e fundit nga