web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkëlqeu ndaj Brazilit, Bayern-i siguron yllin e Marokut

15 Qershor 2026, 14:36, Sport CNA

Shkëlqeu ndaj Brazilit, Bayern-i siguron yllin e Marokut

Bayern Munich është pranë zyrtarizimit të transferimit të sulmuesit maroken, Ismael Saibari, nga radhët e PSV Eindhoven.

Sipas “Bild”, dy klubet kanë arritur një marrëveshje dhe pritet vetëm kryerja e testeve mjekësore për të mbyllur dokumentacionin. Vlera totale e këtij operacioni do të arrijë në rreth 55 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset dhe variablat e performancës. Ky akord shënon një pikë kompromisi mes palëve, pasi PSV fillimisht kërkonte 60 milionë euro, ndërsa Bayern synonte të paguante nën 50 milionë euro.

Drejtuesit bavarezë e kthyen Saibarin në prioritet të merkatos së verës, veçanërisht pas dështimit të tratativave për transferimin e Anthony Gordon.

Vlerësimi i lojtarit në treg u rrit ndjeshëm pas paraqitjeve të tij të fundit në Kampionatin Botëror, ku shënoi edhe golin e barazimit 1-1 në ndeshjen kundër Brazilit.

Me këtë lëvizje, Bayern Munich siguron një element të ri për repartin e avancuar përpara nisjes së sezonit të ardhshëm.





Lajmet e fundit nga