web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vetëm 18 vjeç, talenti i Marokut la në hije yjet e Brazilit

14 Qershor 2026, 14:49, Sport CNA

Vetëm 18 vjeç, talenti i Marokut la në hije yjet e Brazilit

Ndeshja mes Brazilit dhe Marokut në Botëror u mbyll në barazimin 1-1, ku krahas yjeve si Vinicius Junior apo Brahim Diaz, spikati performanca e 18-vjeçarit Ayyoub Bouaddi.

Mesfushori i Lilles, i cili vendosi të përfaqësojë Marokun pas angazhimit me ekipet zinxhir të Francës, tregoi formë të jashtëzakonshme përballë një mesfushe me përvojë si ajo e Brazilit.

Sipas të dhënave të ndeshjes, Bouaddi regjistroi 91% saktësi të pasimeve, duke kompletuar 60 nga 66 tentativa totale, si dhe 88% saktësi në gjysmëfushën kundërshtare.

Platforma Sofascore e vlerësoi lojtarin me notën 7.0, duke e rreshtuar ndër më të dalluarit e skuadrës afrikane.

Pavarësisht moshës, ai numëron mbi 90 ndeshje me ekipin e parë të Lilles dhe mban rekordin si lojtari më i ri që ka debutuar në një kompeticion europian në moshën 16 vjeç e 3 ditë. Paraqitja e tij ka tërhequr vëmendjen e klubeve të Premier League si Arsenal, Liverpool dhe Manchester United.





Lajmet e fundit nga