web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ronaldo zbarkon në SHBA, Portugalia me mision historik

13 Qershor 2026, 15:48, Sport CNA

Ronaldo zbarkon në SHBA, Portugalia me mision historik

Cristiano Ronaldo dhe kombëtarja e Portugalisë kanë mbërritur në SHBA për Kampionatin Botëror 2026.

Për sulmuesin 41-vjeçar, ky turne përfaqëson mundësinë për t'u bërë një nga lojtarët e rrallë në historinë e futbollit që aktivizohet në gjashtë Botërorë.

Ronaldo vjen pas një sezoni ku regjistroi 30 gola dhe asiste me klubin e tij, duke konfirmuar formën e mirë përpara debutimit.

Portugalia është pjesë e Grupit K dhe do t'i zhvillojë ndeshjet e saj sipas këtij kalendari:

17 qershor: Portugali – RD e Kongos (në Houston)

22 qershor: Portugali – Uzbekistan

26 qershor: Portugali – Kolumbi (në Miami)

Skuadra portugeze, e cila vlerësohet si një kombinim mes lojtarëve me eksperiencë dhe gjeneratës së re, synon të shkojë drejt trofeut të parë botëror në historinë e saj, në atë që pritet të jetë turneu përmbyllës i karrierës ndërkombëtare të Ronaldos.





Lajmet e fundit nga