web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E mbylli me Liverpool-in, skuadër surprizë për Salah-un

12 Qershor 2026, 11:42, Sport CNA

E mbylli me Liverpool-in, skuadër surprizë për Salah-un

Mohamed Salah pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos pas largimit të tij nga Liverpool-i.

Sulmuesi egjiptian u nda me klubin anglez pas përfundimit të sezonit 2025/26, pavarësisht se kishte firmosur një kontratë dyvjeçare vetëm një vit më parë.

Prej kohësh Salah është lidhur me një transferim në Arabinë Saudite, por raportimet e fundit flasin për mundësinë e vazhdimit të karrierës në Turqi. Fenerbahçe shihet si klubi më i interesuar për shërbimet e tij.

Presidenti i ri i klubit, Aziz Yildirim, ka deklaruar se transferimi i Salah-ut është një objektiv i mundshëm, ndërsa ka përmendur një kontratë trevjeçare me një kosto totale prej 90 milionë eurosh. Yildirim fitoi zgjedhjet presidenciale dhe më 7 qershor mori drejtimin e Fenerbahçes për herë të dytë.

Thuhet se Salah ka shfaqur interes për një kalim në futbollin turk. E ardhmja e sulmuesit egjiptian pritet të jetë një nga temat më të rëndësishme të merkatos së verës.





Lajmet e fundit nga