web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjest i madh nga lojtarët e Gjermanisë, paguajnë për tifozët

11 Qershor 2026, 16:28, Sport CNA

Gjest i madh nga lojtarët e Gjermanisë, paguajnë për

Futbollistët e kombëtares së Gjermanisë kanë ndërmarrë një iniciativë të veçantë për të mbështetur fansat e tyre në Kupën e Botës 2026.

Për të lehtësuar kostot e larta financiare në SHBA, skuadra e drejtuar nga kapiteni Joshua Kimmich do të paguajë biletat e transportit publik për 600 tifozë gjermanë.

Ky vendim vjen si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj rritjes abuzive të çmimeve të transportit ndërmjet New York-ut dhe New Jersey-t gjatë turneut. Tarifat e trenit nga Manhattani drejt stadiumit, që zakonisht kushtojnë rreth 13 dollarë, u rritën fillimisht në 150 dollarë dhe pas polemikave ranë në 98 dollarë.

Ndihma e lojtarëve do të zbatohet konkretisht për ndeshjen e fundit të Grupit E kundër Ekuadorit, e cila do të luhet më 25 qershor në stadiumin "MetLife".

Përmes këtij gjesti, kombëtarja gjermane tregon vlerësimin maksimal për lojtarin e saj të 12-të në shkallët e stadiumit.





Lajmet e fundit nga