Italia "vuan" me trajnerët, Serie A larg kampionateve të tjera
Ndryshimet e vazhdueshme në pankinat e skuadrave të Serie ...

Pritjes i ka ardhur fundi. Sot ngre siparin Kupa e Botës 2026, turneu më i rëndësishëm në rang kombëtaresh.
Ky edicion hyn në histori si turneu i parë i organizuar njëkohësisht nga tri vende. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Kanadaja do të jenë shtetet e ndeshjeve të Botërorit.
Starti zyrtar i turneut do të vijë sot në Mexico City. Stadiumi legjendar “Azteca” do të presë ceremoninë inauguruese dhe ndeshjen e parë të Botërorit, ku Meksika do të përballet me Afrikën e Jugut në orën 21:00. Organizatorët kanë planifikuar që ceremonia hapëse të nisë 90 minuta përpara fillimit të takimit, duke i dhënë publikut një program të plotë artistik dhe kulturor para sfidës së parë të turneut.
Për Meksikën, ky është një rikthim në organizimin e Kupës së Botës pas edicioneve të viteve 1970 dhe 1986. Hapja e turneut me përballjen ndaj Afrikës së Jugut konsiderohet edhe një kujtesë simbolike e Botërorit të vitit 2010, i zhvilluar në vendin afrikan.
Ndërkohë, Kanadaja do të shkruajë një kapitull të ri në historinë e saj sportive, pasi për herë të parë do të jetë vend mikpritës i Kupës së Botës. Ndeshja e parë në territorin kanadez do të luhet më 12 qershor në Toronto, ku kombëtarja vendase do të përballet me Bosnje dhe Hercegovinën. Kjo do të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive të organizuara ndonjëherë në vend.
Edhe Shtetet e Bashkuara do të kenë një rol qendror në këtë edicion. Pas organizimit të Botërorit të vitit 1994, amerikanët do të presin pjesën më të madhe të ndeshjeve të turneut. Ceremonia e tyre hapëse do të zhvillohet më 13 qershor në Los Angeles, e shoqëruar me ndeshjen mes Shteteve të Bashkuara dhe Paraguajit.
Botërori 2026 do të jetë gjithashtu edicioni me numrin më të madh të ndeshjeve në histori. Në total do të zhvillohen 104 sfida, të shpërndara në 16 qytete pritëse në tre shtetet organizatore. Turneu do të zgjasë më shumë se një muaj, nga 11 qershori deri më 19 korrik, datë në të cilën do të luhet finalja e madhe në Nju Jork.
Një element i përbashkët i të gjitha ceremonive hapëse do të jetë mesazhi për bashkimin e njerëzve përmes futbollit, pavarësisht kufijve dhe kulturave të ndryshme. Krahas pjesës sportive, organizatorët po përgatisin edhe një program artistik me pjesëmarrjen e emrave të njohur të muzikës ndërkombëtare.
Me tri vende mikpritëse, 16 qytete organizatore, 104 ndeshje dhe një kalendar që shtrihet nga 11 qershori deri më 19 korrik, Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh i zhvilluar ndonjëherë.
Ndryshimet e vazhdueshme në pankinat e skuadrave të Serie ...
Me nisjen e Kupës së Botës, vëmendja nuk do të jetë vetëm ...
Sulmuesi sirian Mohanad Mando ka mbyllur aventurën e tij m...
Kupa e Botës 2026 pritet të ketë një ndikim të jashtëzakon...
Federata e Futbollit ka nisur punimet në stadiumin “Air Al...
Edon Zhegrova synon të vazhdojë karrierën te Juventus-i dh...
Atalanta po monitoron situatën e mesfushorit Ardon Jashari...
Milan-i vazhdon procesin e rindërtimit për sezonin e ardhs...
Mesfushori Eslit Sala ka mbyllur zyrtarisht rrugëtimin e t...
Kombëtarja e vajzave shkroi një tjetër faqe të rëndësishme...
Sulmuesi Rubin Hebaj është zyrtarisht futbollisti më i ri ...
Mbrojtësi i djathtë Abdurrahman Fangaj është zyrtarisht fu...
Lirim Kastrati ka rinovuar kontratën me Vllazninë për sezo...
Vllaznia ka rinisur stërvitjet nën drejtimin e Edi Martini...
Kombëtarja e Argjentinës po kryen përgatitjet e fundit në ...
Federata Braziliane e Futbollit ka njoftuar se Neymar po t...
Leon Goretzka pritet ta nisë Kampionatin Botëror 2026 nga ...
Ernest Gjoka është kandidati kryesor për të marrë drejtimi...
Në “Shtëpinë e Futbollit” u prezantua sot raporti “UEFA Gr...
Futbollisti i Elbasanit, Fatjon Bunjaku, ka ndërruar jetë ...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një shtetas 33-vjeçar shqiptar u vu në pranga në Itali, pa...
Një nga autorët e shpërthimit të ndodhur ditën e djeshme n...
Një rast i trafikimit të heroinës nga Maqedonia e Veriut d...
Janë zbardhur detaje nga dosja hetimore për vrasjen e poli...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së paralajmëron t...
Kancelari gjerman Friedrich Merz (CDU) mbrojti kursin e re...
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka bërë një postim në T...
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot se po anulont...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se po shqyrtonte dorë...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Çmimi i arit ra në nivelin më të ulët në më shumë se gjash...
Bizneset ulën huamarrjen jashtë vendit gjatë vitit të kalu...
Pagesat dhe tërheqjet në bastet sportive online do të kryh...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.6 lekë dhe ...