web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ankth para Botërorit, zbulohet gjendja e Neymar-it

9 Qershor 2026, 14:52, Sport CNA

Ankth para Botërorit, zbulohet gjendja e Neymar-it

Federata Braziliane e Futbollit ka njoftuar se Neymar po tregon shenja pozitive rikuperimi nga dëmtimi muskulor, por mbetet në dyshim për ndeshjen e parë të Brazilit ndaj Marokut.

Skaneri i fundit konfirmoi një progres të qëndrueshëm të 34-vjeçarit pas këputjes muskulore të gradës së dytë në pulpën e këmbës së djathtë.

Trajneri Carlo Ancelotti deklaroi se shpreson ta ketë lojtarin e Santos në stërvitje gjatë javës, por theksoi se nuk do të rrezikohet aktivizimi i tij pa pasur një konfirmim mjekësor total.

Vendimi nëse numri 10 do të jetë në fushë apo në stol ndaj Marokut do të merret në ditët e fundit përpara ndeshjes, bazuar në testet e fundit të qëndrueshmërisë fizike.

Rikuperimi i Neymar-it po ndiqet me kujdes të veçantë për të shmangur një rikthim të parakohshëm.





Lajmet e fundit nga