web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klubi i Superiores i bën ofertën e rëndësishme, Kastrati merr vendimin

9 Qershor 2026, 16:35, Sport CNA

Klubi i Superiores i bën ofertën e rëndësishme, Kastrati

Lirim Kastrati ka rinovuar kontratën me Vllazninë për sezonin 2026-27, duke refuzuar ofertat e klubeve rivale në Superiore.

Sulmuesi anësor 27-vjeçar, i cili po rikuperohet nga një dëmtim serioz dhe pritet të kthehet në fushë vetëm në fillim të sezonit të ri, ishte shndërruar në një objektiv për Teutën dhe Dinamon.

Klubi kryeqytetas bëri lëvizjen më konkrete duke i ofruar ish-futbollistit të Dinamo Zagrebit një pagë prej afro 15 mijë eurosh në muaj. Megjithatë, Kastrati ka preferuar të qëndrojë në Shkodër, i bindur nga projekti teknik i kuqebluve dhe mbështetja e marrë nga drejtuesit gjatë kohës që ka qenë i dëmtuar.

Me këtë lëvizje, Vllaznia siguron një element të rëndësishëm për repartin e avancuar për edicionin e ardhshëm.





Lajmet e fundit nga