web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Pritej te Vllaznia, Hebaj prezantohet te rivalët e Superiores

9 Qershor 2026, 20:30, Sport CNA

ZYRTARE/ Pritej te Vllaznia, Hebaj prezantohet te rivalët e Superiores

Sulmuesi Rubin Hebaj është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës së Elbasanit.

Lojtari 27-vjeçar i bashkohet organikës së trajnerit Ivan Gvozdenoviç pasi mbylli para kohe aventurën e tij në Kazakistan me ekipin e Tobol.

Ky afrim vjen fill pas zyrtarizimit të Edoli Lukokit, duke përforcuar ndjeshëm repartin e avancuar të skuadrës verdheblu.

Më parë, sulmuesi shkodran ka fituar eksperiencë në elitën e futbollit shqiptar duke u aktivizuar me Teutën, Vllazninë dhe Partizanin. Në Superiore, ai numëron gjithsej 105 ndeshje të zhvilluara ku ka arritur të shënojë 22 gola. Krahas Hebajt, drejtuesit e klubit pritet të prezantojnë së shpejti edhe lojtarin Ledjo Tresa si përforcimin e radhës.

Hebaj u përfol te Vllaznia, por Elbasani e ka rrëmbyer në moment të fundit.

Këto lëvizje vijnë në një moment të rëndësishëm, pasi Elbasani po bëhet gati për ndeshjet e turit të parë në Ligën e Konferencës.





Lajmet e fundit nga