web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Mesfushori njofton largimin nga Vllaznia

10 Qershor 2026, 13:46, Sport CNA

ZYRTARE/ Mesfushori njofton largimin nga Vllaznia

Mesfushori Eslit Sala ka mbyllur zyrtarisht rrugëtimin e tij me skuadrën e Vllaznisë.

Vetë futbollisti zgjodhi rrjetet sociale për të konfirmuar largimin nga ekipi kuqeblu në përfundim të kontratës së tij.

Përmes një mesazhi për ndjekësit, Sala falënderoi në mënyrë të veçantë mbështetësit shkodranë për përkrahjen e dhënë gjatë periudhës që mbajti veshur këtë fanellë.

Mesfushori ishte pjesë e klubit shkodran që prej vitit 2023, kur u transferua në Shqipëri pas një eksperience në kampionatin maltez me skuadrën e Vallettas.

Ky transferim u shoqërua më parë me probleme ligjore, ku Vllaznia u detyrua të paguante një dëmshpërblim prej 80 mijë eurosh në FIFA për shkak të tarifave të solidaritetit.

Tashmë që palët kanë ndërprerë bashkëpunimin, lojtari pritet të vlerësojë opsionet e reja për karrierën e tij. Ndërkaq, klubi shkodran po studion tregun për gjetjen e zëvendësuesve në atë repart.





Lajmet e fundit nga