web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndeshje historike, por Hysaj shfaqet i zhgënjyer

6 Qershor 2026, 22:23, Sport CNA

Ndeshje historike, por Hysaj shfaqet i zhgënjyer

Kombëtarja shqiptare ka pësuar një tjetër humbje në shtëpi, duke u mposhtur me rezultatin minimal 0-1 nga Luksemburgu në stadiumin “Air Albania”. Pas përfundimit të takimit, mbrojtësi Elseid Hysaj u shpreh i zhgënjyer që nuk arriti ta festonte me fitore ndeshjen e tij të 100-të jubile me fanellën kuqezi.

Kapiteni i kësaj sfide vuri në dukje se skuadra po përballet me një moment tranzicioni pas ndryshimit të trajnerit, gjë që kërkon kohë dhe përshtatje të shpejtë nga lojtarët.

“Do të kisha dashur që ndeshjen e 100-të ta festoja ndryshe. Jam pak i lumtur dhe pak i trishtuar, është një ndeshje që mund ta fitonim. Të shohim përpara. Nëse mendojmë për mbrapa, mund të gabojmë, por të shohim para dhe të rregullojmë gjërat që kemi gabuar.

Çunat vijnë nga një kampionat i gjatë, që kanë luajtur gjithmonë, është i vështirë fundi i kampionatit. Duhet të jemi profesionistë, ta dimë që luajmë për një komb dhe të japim 100% tonë. Kur ka një ndërrim trajneri pas një kompeticioni të madh, sepse Shqipëria arriti në play off Botërori. U kam thënë çunave që është moment i vështirë. Nëse ne ecim mbrapa, do të jetë e vështirë të shkojmë para. Kam folur me çunat, e dinë që duhet të japim më shumë se ç’kemi dhënë sot. Unë kam besim shumë që do ta kuptojmë atë që do trajneri. Kishim pak kohë, pasi ishin dy ndeshje në 3 ditë. Unë pres nga vetja dhe nga gjithë lojtarët që të japin maksimumin.

Nga fusha, Luksemburgu ka analizuar pikat tona të dobëta. Ne kishim 2-3 raste për të shënuar, por as me Izraelin s’e bëmë dot. Kështu është futbolli, nëse nuk jep 110% çdo kush mund të na mposhtë dhe të na bëjë dëm. Shpresoj që sulmuesit tonë të arrijnë të zhbllokohen, duhet ajo ndjesia e golit. Shpresoj ta rregullojmë këtë gjendje. Kërkoj të jap maksimumin, për djalin shpresoj të bëhet futbollist”, tha Hysaj.





Lajmet e fundit nga