Botërori 2027 për vajza, Shqipëria barazon në transfertën ndaj Çekisë
Kombëtarja e vajzave siguroi një barazim të rëndësishëm 1-...

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e kësaj të shtune ndeshjen e dytë dhe të fundit miqësore të këtij grumbullimi ndaj Luksemburgut në stadiumin “Air Albania”.
Skuadra e drejtuar nga Rolando Maran vjen në këtë takim pas humbjes minimale 1-0 ndaj Izraelit. Ajo sfidë shënoi edhe debutimin e teknikut italian në stolin e Kombëtares, ndërsa tashmë objektivi është të shihet reagimi i skuadrës dhe të vlerësohen alternativat që mund të përdoren në ndeshjet zyrtare.
Gjatë ditëve të fundit, stafi teknik ka punuar me grupin në aspektin fizik dhe taktik. Seancat stërvitore janë fokusuar te organizimi i lojës, lëvizjet pa top dhe skemat që mund të aplikohen gjatë ndeshjes ndaj Luksemburgut. Për Maranin, kjo përballje përfaqëson një mundësi të mirë për të parë nga afër gjendjen e futbollistëve dhe për të krijuar një ide më të qartë mbi formacionin që do të përdoret në të ardhmen.
Sa i përket formacionit, në portë pritet të konfirmohet Alen Sherri. Gardiani kuqezi zhvilloi një paraqitje të mirë në ndeshjen ndaj Izraelit dhe duket favorit për të nisur sërish nga minuta e parë.
Në repartin mbrojtës nuk priten shumë ndryshime. Elseid Hysaj pritet të jetë titullar në krahun e djathtë dhe njëkohësisht do të mbajë shiritin e kapitenit. Për mbrojtësin e Kombëtares kjo do të jetë një ndeshje e veçantë, pasi do të regjistrojë paraqitjen e 100-të me fanellën kuqezi. Në krahun e majtë pritet të luajë Mario Mitaj, ndërsa në qendër të mbrojtjes pritet të aktivizohen Arlind Ajeti dhe Klisman Cake.

Edhe mesfusha duket se ka marrë formë. Në skemën 4-3-1-2 të menduar nga stafi teknik, Kristjan Asllani pritet të ketë rolin e organizatorit të lojës, ndërsa përkrah tij mund të aktivizohen Ylber Ramadani dhe Juljan Shehu. Ky repart konsiderohet një nga pikat ku trajneri kërkon të testojë më shumë alternativa dhe kombinime për ndeshjet e ardhshme.
Në fazën sulmuese, Luis Hasa është projektuar si futbollisti që do të veprojë pas dy sulmuesve. Mesfushori ofensiv pritet të ketë detyrën e lidhjes së lojës mes repartit të mesit dhe sulmit, duke mbështetur dy lojtarët e avancuar. Në vijën e parë, Arbër Hoxha dhe Myrto Uzuni shihen si zgjedhjet kryesore për këtë takim.
Kjo sfidë përfaqëson një provë të rëndësishme për Kombëtaren shqiptare. Përtej rezultatit, fokusi kryesor mbetet konsolidimi i grupit, testimi i skemave taktike dhe përgatitja sa më e mirë për ndeshjet zyrtare të muajve në vijim.
Kombëtarja e vajzave siguroi një barazim të rëndësishëm 1-...
Klubi i Prishtinës ka zyrtarizuar emërimin e Orges Shehit ...
Është zbuluar kalendari i plotë i Serie A për sezonin 2026...
Gara për presidencën e Real Madridit po shoqërohet edhe me...
Pas konfirmimit të përballjes mes Kristian Prengës dhe Ant...
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, doli në ko...
Trajneri i Kombëtares Shqiptare Rolando Maran, në konferen...
Vera pritet të sjellë ndryshime të shumta te Milan-i, pas ...
Besiktas është shumë pranë emërimit të Vincenzo Italiano-s...
Shqipëria ka humbur një pozicion në renditjen më të fundit...
Arbitri shqiptar Florian Lata do të drejtojë finalen e Kam...
Kombëtarja shqiptare U-21 ka mbyllur përgatitjet për ndesh...
Liverpool ka emëruar Andoni Iraolën si trajnerin e ri të s...
Kombëtarja e vajzave zhvilloi pasditen e kësaj të enjteje ...
Bayern Munich ka arritur një marrëveshje paraprake për tra...
E ardhmja e Leon Goretzkës vazhdon të mbetet një nga çësht...
Real Madrid mund të përballet me një revolucion të madh në...
Trajneri kroat Sergej Jakirovic ka zbuluar se kishte plani...
Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen e dytë...
Pas aktivizimit të klauzolave të rinovimit për disa nga fu...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...