web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arbër Hoxha drejt Premier League? E kërkon trajneri kroat

4 Qershor 2026, 17:55, Sport CNA

Arbër Hoxha drejt Premier League? E kërkon trajneri kroat

Trajneri kroat Sergej Jakirovic ka zbuluar se kishte planifikuar transferimin e Arbër Hoxhës te Hull City në merkaton e janarit.

Megjithatë, një embargo transferimesh e vendosur ndaj klubit anglez bëri të pamundur realizimin e kësaj lëvizjeje.

Tekniku kroat vlerësoi Arbër Hoxhën si një lojtar me cilësitë e nevojshme për të konkurruar në elitën e futbollit anglez. Jakirovic e konsideron sulmuesin shqiptar një profil të përshtatshëm edhe për Premier League. Trajneri konfirmoi se emri i Hoxhës mbetet pjesë e planeve të klubit për të ardhmen.

Kjo lë të hapur mundësinë që interesimi i Hull City për futbollistin shqiptar të rikthehet dhe në merkaton e verës mund të ndodhë një lëvizje e madhe.





Lajmet e fundit nga