web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbja në debutim, Maran: Pashë gjëra pozitive dhe negative

3 Qershor 2026, 22:50, Sport CNA

Humbja në debutim, Maran: Pashë gjëra pozitive dhe negative

Shqipëria u mposht minimalisht nga Izraeli, në miqësoren që shënoi debutimin e trajnerit të ri, Rolando Maran.

Në konferencën pas ndeshjes, tekniku kuqezi, deklaroi se sfida kishte gjëra pozitive, por edhe negative.

Maran theksoi se Shqipëria kishte më shumë raste, por nuk i shfrytëzoi ato.

Në fund ai theksoi se kuqezinjtë duhet të përmirësohen duke filluar nga ndeshja e ardhshme.

“Minutat e fundit nuk ishin të mira për skuadrën tonë. Kjo ndeshje, ka pasur aspekte pozitive, por edhe negative. Statistikat nuk tregojnë atë që treguam në fushë. Kemi ndërtuar më shumë se kundërshtari, por nuk ishim të saktë në finalizimin e aksioneve.

Pas ndeshjes, është diçka që e bëj gjithmonë të flas me ndihmësin tim. E bëjmë edhe gjatë kohës kur luhet ndeshja, apo edhe në dhomat e zhveshjes.

Ajo që ne duam të arrijmë, është që të jemi të mirë në vënien në presion. Të mos e humbasim ekuilibrin. Ia kërkova vetë lojtarëve që të bënin presion lartë dhe e humbëm ekuilibrin. Kjo nuk duhet të ndodhë.

Ne duhet të shohim mënyrën si rritemi si skuadër dhe jo të shikojmë rezultatin e kundërshtarit. Duhet të shohim disa ndryshime të skuadra. Duhet të përmirësohemi”, deklaroi Maran.





Lajmet e fundit nga