web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mungon vetëm zyrtarizimi, vendoset e ardhmja e Vlahovic

3 Qershor 2026, 16:39, Sport CNA

Mungon vetëm zyrtarizimi, vendoset e ardhmja e Vlahovic

Sulmuesi serb Dusan Vlahovic nuk do të rinovojë kontratën me Juventusin, e cila skadon më 30 qershor.

Bisedimet mes palëve nuk prodhuan marrëveshje, pasi kërkesat e lojtarit ishin 8 milionë euro në sezon, plus komisione dhe bonus nënshkrimi, ndërsa oferta e klubit ishte 6 milionë euro plus bonuse.

Pas kësaj ndarjeje, emri i Vlahovic është lidhur me disa klube të mëdha europiane, mes tyre Napoli, Bayern Munich, Chelsea, Barcelona dhe Newcastle United.

Një qëndrim në Serie A mbetet i vështirë, pasi edhe Napoli duhet të zgjidhë më parë situatën e Romelu Lukakut. Interesim ka pasur edhe nga Milani, por kërkesat financiare janë konsideruar shumë të larta.

Në Turqi, Fenerbahçe shihet si një nga klubet më të interesuara për sulmuesin serb. Një alternativë mbetet edhe Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi. Për momentin, Vlahovic dhe përfaqësuesit e tij nuk kanë ndërmend të ulin kërkesat ekonomike.





Lajmet e fundit nga