web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I huazuar te Mallorca, vendoset e ardhmja e Kumbullës

3 Qershor 2026, 17:34, Sport CNA

I huazuar te Mallorca, vendoset e ardhmja e Kumbullës

Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, do të rikthehet te Roma pas përfundimit të huazimit te Mallorca.

Klubi spanjoll ka vendosur të mos aktivizojë opsionin e blerjes së kartonit të mbrojtësit shqiptar. Për ta transferuar përfundimisht Kumbullën, Mallorca duhej të paguante 6 milionë euro, plus 2 milionë euro bonuse.

Gjatë sezonit në La Liga, 26-vjeçari pati paraqitje me ulje-ngritje, por arriti të grumbullojë minuta të rëndësishme pas rikuperimit nga dëmtimet. Në pjesën e fundit të sezonit, ai pësoi një tjetër lëndim që e mbajti larg fushave.

Tashmë e ardhmja e tij mbetet e hapur dhe vendimi do të merret nga Roma gjatë merkatos së verës. Klubi italian do të vlerësojë nëse do ta mbajë në skuadër apo do të shqyrtojë oferta të tjera për mbrojtësin shqiptar.

Objektivat më të larta të Romës pas sigurimit të Ligës së Kampioneve e bëjnë të vështirë qëndrimin e tij në kryeqytetin italian.





Lajmet e fundit nga