web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lojtarët në Botëror, dominojnë ekipet angleze

3 Qershor 2026, 17:42, Sport CNA

Lojtarët në Botëror, dominojnë ekipet angleze

Botërori 2026 do të mbledhë 1248 futbollistë, me ekipet angleze që përfaqësohen më shumë se çdo vend tjetër me 200 lojtarë.

Pas Anglisë renditen Gjermania me 109 futbollistë, Franca dhe Spanja me nga 86, ndërsa Italia me 71. Liga e Arabisë Saudite pozicionohet menjëherë pas kampionateve elitare europiane me 49 lojtarë të grumbulluar në turne.

Disa kombëtare si Kepi i Gjelbër, Republika Demokratike e Kongos, Bregu i Fildishtë, Kurasao, Senegali dhe Uruguaji nuk kanë thirrur asnjë futbollist nga kampionatet e tyre vendase.

Në nivel klubesh, Manchester City është skuadra më e përfaqësuar me 19 lojtarë të shpërndarë në 12 kombëtare.

Bayern Munich ka 18 futbollistë, ndërsa Arsenal dhe Paris Saint-Germain nga 16 secili. Barcelona paraqitet me 15 lojtarë dhe Al Hilal me 12.

Botërori 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.





Lajmet e fundit nga