Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen e dytë miqësore ndaj Luksemburgut. Ekipi i drejtuar nga trajneri Rolando Maran ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”.
Në një prononcim për fshf.org, mesfushori Ylber Ramadani dhe mbrojtësi Mario Mitaj analizuan ndeshjen ndaj Izraelit dhe folën për përgatitjet dhe objektivat e sfidës ndaj Luksemburgut.
Ylber Ramadani u shpreh se këto dy miqësore janë shumë të vlefshme për ndeshjet e shtatorit dhe objektivin për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian.
“Ne e kishim përgatitur ndeshjen për të luajtur në mënyrë ofensive, për të sulmuar më shumë kundërshtarin. Mendoj se në pjesën e parë një pjesë të ndeshjes e kemi bërë shumë mirë, ndërsa në pjesën e dytë ishim pak më larg njëri-tjetrit dhe ata shënuan gol. Trajneri, pas ndeshjes, na tha se kjo ndeshje i shërben atij për ndeshjen e ardhshme, që ta përgatisë sa më mirë. Ai e di se çfarë mungon dhe më pas do të praktikojmë gjëra të tjera.
Atmosfera në skuadër është fantastike. Siç e shikoni, jemi të gjithë bashkë me njëri-tjetrin. Është një atmosferë për të cilën unë gjithmonë mezi pres të vij këtu, pasi shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin. Kjo energji pozitive gjithmonë na ka çuar përpara dhe mendoj se ndeshjen tjetër do ta fitojmë.
Po përgatitemi maksimalisht, sepse duam ta fitojmë ndeshjen dhe të shkojmë me pushime me kokën më të qetë. Këto dy ndeshje na shërbejnë shumë, sepse ne duhet të praktikojmë lojën që kërkon trajneri, për të ardhur në shtator me ide të qarta për ndeshjet e radhës.
Unë them gjithmonë se tifozët janë forca jonë dhe pa ta nuk mund t’i arrijmë objektivat që kemi. U bëj thirrje të vijnë sa më shumë për të na përkrahur, pavarësisht se kush luan në formacion apo kush mungon. Edhe ne lojtarët nuk e shikojmë kurrë këtë gjë. Kur thërret Kombëtarja, gjithmonë kemi qenë larg familjes dhe shumë gjërave të tjera, ndaj shpresoj që të vijnë të na mbështesin dhe të jemi së bashku”, tha Ylber Ramadani.
Ndërkaq, Mario Mitaj e cilësoi miqësoren ndaj Izraelit një test pozitiv, ndërsa theksoi se ndeshja e radhës ndaj Luksemburgut do të shërbejë për të përmirësuar disa aspekte dhe për të marrë një rezultat pozitiv.
“Me thënë të drejtën, për mua ishte një test pozitiv. Bëmë një ndeshje të mirë, me shumë gjëra pozitive. Normalisht, duhet të përmirësojmë edhe gjërat negative. Besoj se thjesht duhet të sistemojmë disa gjëra me trajnerin dhe në të ardhmen do të kemi rezultate më pozitive.
Në aspektin e cilësisë, Luksemburgu nuk është në të njëjtin nivel me Izraelin. Besoj se do të jetë një test i mirë për ne. Në këtë ndeshje mund të provojmë gjëra të reja dhe lojtarë të tjerë, që trajneri t’i vlerësojë. Si gjithmonë, është mirë të luajmë ndeshje miqësore, të shohim në çfarë gjendjeje jemi dhe çfarë kemi për të përmirësuar.
Për mua është gjithmonë krenari të luaj në Shqipëri. Më pëlqen shumë të luaj këtu, sepse tifozët gjithmonë kanë ardhur dhe na kanë mbështetur. Një falënderim për gjithë mbështetjen që na kanë treguar në çdo ndeshje”, tha Mario Mitaj.
Pas aktivizimit të klauzolave të rinovimit për disa nga fu...
Denzel Dumfries është shumë pranë transferimit te Real Mad...
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e radhës stërvit...
Shqipëria u mposht minimalisht nga Izraeli, në miqësoren q...
Humbja ndaj Izraelit nuk është bërë dramë të Kombëtarja sh...
Kombëtarja shqiptare U-17 e nisi me barazim 2-2 ndaj Leton...
Kombëtarja shqiptare ka humbur miqësoren ndaj Izraelit. Në...
Denzel Dumfries është shumë pranë largimit nga Interi dhe ...
Kombëtarja shqiptare luan sot ndeshjen e parë miqësore të ...
Kombëtarja shqiptare do të luajë sot ndeshjen e parë miqës...
Botërori 2026 do të mbledhë 1248 futbollistë, me ekipet an...
Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, d...
Sulmuesi serb Dusan Vlahovic nuk do të rinovojë kontratën ...
Kombëtarja shqiptare do të luajë sot ndeshjen e parë miqës...
Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë për ndeshjen mi...
Milani po punon për rindërtimin e ekipit të sezonit të ard...
Kombëtarja shqiptare U-21 vijon përgatitjet në Durrës në k...
Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka dalë ...
Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, foli në konferencë p...
Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, foli në konferencë p...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...