web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jo vetëm rinovime, Vllaznia zyrtarizon dy largime

4 Qershor 2026, 16:53, Sport CNA

Jo vetëm rinovime, Vllaznia zyrtarizon dy largime

Pas aktivizimit të klauzolave të rinovimit për disa nga futbollistët e rëndësishëm të skuadrës, te Vllaznia ka nisur faza e spastrimeve dhe lamtumirave për lojtarët që nuk do të jenë pjesë e projektit për edicionin e ri.

Klubi shkodran ka zyrtarizuar largimin e dy mbrojtësve, brazilianit Andrey Yago dhe Alexandros Kouros. Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Vllaznia konfirmoi mbylljen e bashkëpunimit me dy futbollistët, duke i falënderuar për kontributin e dhënë në periudhën që mbajtën veshur fanellën kuqeblu dhe duke u uruar suksese në hapat e tyre të ardhshëm në karrierë.

Divorci me mbrojtësin Andrey Yago pritej prej ditësh në kampin shkodran, veçanërisht pas një përplasjeje që lojtari pati me trajnerin Edi Martini gjatë përballjes së fundit të kampionatit kundër Elbasanit.

Nga ana tjetër, largimi i Alexandros Kouros vjen pas një sezoni zhgënjyes në aspektin personal. Ndonëse erdhi verën e kaluar si një kërkesë e vetë teknikut Martini, ai nuk arriti në asnjë moment të përshtatej dhe të shfaqte vlerat e tij më të mira, duke përfunduar kryesisht si një alternativë në stolin e rezervave.





Lajmet e fundit nga