web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet për miqësoren, një lojtar largohet nga grumbullimi

4 Qershor 2026, 21:01, Sport CNA

Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet për miqësoren, një

Kombëtarja shqiptare U-21 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e parë miqësore të muajit qershor ndaj Sllovenisë U-21.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi zhvilloi me sukses seancën e fundit stërvitore në “Sportni park Nova Gorica”, duke finalizuar kështu përgatitjet për sfidën e radhës. Kuqezinjtë u zhvendosën një ditë më parë në Slloveni, ku do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore në kuadër të programit të tyre përgatitor.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti Benjamin Dibrani është larguar nga grumbullimi për arsye shëndetësore.

Ndeshja e parë miqësore mes Sllovenisë U-21 dhe Shqipërisë U-21 do të luhet më 5 qershor, në orën 20:15, në stadiumin “Ajdovscina”.





Lajmet e fundit nga