web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Liverpool prezanton trajnerin e ri

4 Qershor 2026, 20:58, Sport CNA

ZYRTARE/ Liverpool prezanton trajnerin e ri

Liverpool ka emëruar Andoni Iraolën si trajnerin e ri të skuadrës me një kontratë dyvjeçare. Vendimi vjen pas shkarkimit të Arne Slot, vetëm një vit pasi tekniku holandez udhëhoqi ekipin drejt titullit kampion në Premier League.

Iraola largohet nga Bournemouth pas sezonit më të suksesshëm në historinë e klubit në elitën angleze. Nën drejtimin e tij, Bournemouth u rendit në vendin e gjashtë me 57 pikë, vetëm tre pikë më pak se Liverpooli.

Ky rezultat i siguroi skuadrës pjesëmarrjen në Europa League për sezonin e ardhshëm. Trajneri spanjoll ishte përfolur edhe për Crystal Palace dhe Milanin, por zgjodhi të vazhdojë karrierën në “Anfield”.

Liverpool e mbylli sezonin me 60 pikë, rezultati më i ulët i klubit që nga sezoni 2015-2016, duke mbetur 25 pikë larg Arsenalit kampion.





Lajmet e fundit nga