web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trajner i ri për Besiktas, pritet vendimi për Asllanin

5 Qershor 2026, 15:08, Sport CNA

Trajner i ri për Besiktas, pritet vendimi për Asllanin

Besiktas është shumë pranë emërimit të Vincenzo Italiano-s si trajneri i ri i skuadrës pas largimit të Sergen Yalcin.

Drejtuesit e klubit turk kanë arritur një marrëveshje me teknikun italian, i cili pritet të mbërrijë në Stamboll për të finalizuar detajet e kontratës.

Marrëveshja mes palëve parashikohet të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2028. Italiano është pa ekip pasi mbylli aventurën dyvjeçare në krye të Bologna-s.

Trajner i ri për Besiktas, pritet vendimi për Asllanin

Gjatë kësaj periudhe ai fitoi edhe Kupën e Italisë në vitin 2025. Emërimi i tij mund të ndikojë edhe në të ardhmen e Kristjan Asllanit.

Mesfushori shqiptar luan te Besiktas në formë huazimi nga Interi me të drejtë blerjeje. Vendimi përfundimtar për aktivizimin e kësaj klauzole pritet të merret nga trajneri i ri.





Lajmet e fundit nga