web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Shehi nuk humb kohë, merr drejtimin e kryeqytetasve

5 Qershor 2026, 19:46, Sport CNA

ZYRTARE/ Shehi nuk humb kohë, merr drejtimin e kryeqytetasve

Klubi i Prishtinës ka zyrtarizuar emërimin e Orges Shehit në postin e trajnerit të ri të skuadrës, pak ditë pas ndërprerjes së bashkëpunimit të tij me Tiranën.

Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi përmes një videoje prezantuese të shpërndarë në kanalet zyrtare në rrjetet sociale.

Tekniku durrsak u rikthye në krye të pankinës së Tiranës në muajin shkurt, duke përmbushur objektivin e qëndrimit në elitën e futbollit shqiptar, por palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët për të zgjatur kontratën.

Pas dështimit të negociatave për rinovim, Shehi zgjodhi të vijojë karrierën e tij në Superligën e Kosovës. Kjo nuk do të jetë përvoja e tij e parë në këtë kampionat, pasi më herët ka qenë gjithashtu në drejtimin teknik të skuadrës së Ballkanit.

Tashmë ai do të nisë punën për ndërtimin e projektit të ri me klubin kryeqytetas për edicionin e ardhshëm futbollistik.





Lajmet e fundit nga