web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Vllaznia nis merkaton, prezantohet afrimi i parë

6 Qershor 2026, 17:01, Sport CNA

ZYRTARE/ Vllaznia nis merkaton, prezantohet afrimi i parë

Klubi i Vllaznisë ka zyrtarizuar afrimin e parë për sezonin e ri, duke prezantuar sulmuesin anësor Patrik Bardhi.

Lojtari vjen te kuqeblutë pas mbylljes së aventurës së tij pozitive me skuadrën e Vorës. Marrëveshja e nënshkruar mes palëve do të jetë e vlefshme për një vit, me opsion rinovimi për njw tjetwr sezon.

Megjithatë, për t'u aktivizuar rregullisht në ndeshjet zyrtare, shkodranët duhet të presin fillimisht vendimin e FIFA-s për zhbllokimin e merkatos, çka do t'i mundësonte klubit federimin e lojtarit edhe për përballjet e ardhshme në kompeticionet europiane.

Përmes një njoftimi në kanalet zyrtare, drejtuesit e Vllaznisë i kanë uruar mirëseardhjen 28-vjeçarit, duke e vlerësuar si një lojtar me cilësi të larta dhe me urinë e duhur për të ndihmuar skuadrën në përmbushjen e objektivave madhorë në sezonin e ri.

NJOFTIMI I VLLAZNISË:

MIRËSEVJEN, PATRIK! KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e Patrik Bardhit, i cili do të jetë pjesë e familjes kuqeblu për sezonin 2026-2027.

Një futbollist me cilësi, ambicie dhe uri për sukses, që vjen për të dhënë kontributin e tij në rrugëtimin e Vllaznisë drejt objektivave të reja.

I urojmë Patrikut shumë suksese me fanellën kuqeblu, shëndet dhe sa më shumë fitore së bashku me tifozërinë tonë të mrekullueshme. Mirë se erdhe, Patrik Bardhi!





Lajmet e fundit nga