web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria U-21 barazon në miqësoren me Slloveninë

6 Qershor 2026, 16:56, Sport CNA

Shqipëria U-21 barazon në miqësoren me Slloveninë

Kombëtarja shqiptare U-21 barazoi 1-1 ndaj Sllovenisë U-21 në ndeshjen e parë miqësore të muajit qershor, e zhvilluar në stadiumin “Ajdovscina”.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, me të dy skuadrat që kërkuan të kontrollonin lojën. Në minutën e 25-të, Feta Fetai fitoi një penallti, e cila u shndërrua në gol nga Etnik Brruti, duke i dhënë avantazhin Shqipërisë.

Pak minuta më vonë, kuqezinjtë iu afruan edhe golit të dytë, por tentativa e Burak Alilit u ndal nga portieri slloven.

Në pjesën e dytë, vendasit arritën të barazonin shifrat me Leo Rimac. Megjithatë, Shqipëria vazhdoi të kërkonte golin e fitores deri në fund të takimit. Ervin Bashi dhe Elmedin Rama krijuan raste të mira shënimi, por pa mundur të finalizonin.

Kombëtarja U-21 do të luajë ndeshjen e dytë miqësore më 8 qershor ndaj Italisë U-21, në stadiumin “Omero Tognon”, duke nisur nga ora 18:15.

Në pesë ndeshjet e fundit, Kombëtarja U-21 ka regjistruar katër fitore dhe një barazim.





Lajmet e fundit nga