web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trajneri i ri, dy kandidatë për stolin e Partizanit

6 Qershor 2026, 17:29, Sport CNA

Trajneri i ri, dy kandidatë për stolin e Partizanit

Partizani vijon kërkimet për trajnerin e ri që do të drejtojë skuadrën në sezonin 2026-2027.

Drejtuesit e klubit kanë vendosur të fokusohen te një teknik i huaj, i cili do të marrë përsipër ndërtimin e ekipit dhe realizimin e projektit sportiv.

Për një periudhë të gjatë, kandidati kryesor ishte Zoran Zekiç, por kroati ka zgjedhur të rikthehet te Sarajeva, duke mbyllur mundësinë e rikthimit në kryeqytet.

Pas këtij zhvillimi, Partizani ka intensifikuar kontaktet me alternativa të tjera, ku janë dy kandidatë dhe në krye të listës ndodhet një tjetër trajner kroat. Negociatat mes palëve po vazhdojnë dhe pritet që java e ardhshme të sjellë zhvillime më konkrete, ndonëse emri ende nuk është zbuluar.

Një nga çështjet që mbetet për t’u diskutuar është aspekti financiar, pasi mungesa në Kupat e Europës ndikon drejtpërdrejt në buxhetin e klubit. Në diskutime është përmendur edhe emri i Qatip Osmanit, por ai nuk konsiderohet aktualisht alternativa kryesore.





Lajmet e fundit nga