web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Askush si Hysaj në Kombëtare! Mbrojtësi shkodran futet në histori  

6 Qershor 2026, 21:00, Sport CNA

Askush si Hysaj në Kombëtare! Mbrojtësi shkodran futet në

Miqësorja ndaj Luksemburgut, ka qenë historike për Elseid Hysajn. Futbollisti shkodran u aktivizua që nga minuta e parë dhe mori shiritin e kapitenit, si një vlerësim i veçantë, pavarësisht pranisë së Berat Gjimshitit në formacionin titullar.

Me këtë paraqitje, Hysaj shndërrohet zyrtarisht në lojtarin e parë në historinë e përfaqësueses kuqezi që arrin kuotën e 100 ndeshjeve zyrtare. Përpara fillimit të takimit, Federata Shqiptare e Futbollit organizoi një ceremoni speciale ku presidenti Armand Duka i dorëzoi mbrojtësit një fanellë simbolike me numrin 100.

Sipas të dhënave zyrtare të FIFA-s, ai bëhet futbollisti i 677-të në rang global që prek këtë shifër jubile. Falë këtij rekordi, Shqipëria pozicionohet si shteti i 121-të në botë që regjistron të paktën një lojtar me njëqind apo më shumë paraqitje ndërkombëtare.





Lajmet e fundit nga