web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Milan pa trajner dhe drejtues, plani i kuqezinjve

6 Qershor 2026, 19:44, Sport CNA

Milan pa trajner dhe drejtues, plani i kuqezinjve

Pas ndryshimeve të shumta në strukturën drejtuese, Milani vazhdon të jetë në pritje të vendimeve të rëndësishme për të ardhmen teknike dhe organizative të klubit.

Pronari Gerry Cardinale synon të prezantojë njëherësh figurat kryesore të projektit të ri, por deri tani nuk ka ende vendime zyrtare.

Mes kandidatëve kryesorë për rolin drejtues mbetet Ralf Rangnick, ndërsa emri i Oliver Glasner po konsiderohet për pankinën.

Federata Austriake e Futbollit ka shprehur dëshirën për të mbajtur Rangnick deri në përfundim të Kampionatit Europian. Tekniku 67-vjeçar kërkon garanci të plota për kontrollin e projektit sportiv dhe autonomi në vendimmarrje.

Një alternativë tjetër për stolin kuqezi mbetet Mauricio Pochettino, i cili ka shfaqur gatishmëri për të dëgjuar ofertën e klubit.





Lajmet e fundit nga