web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ U largua nga Egnatia, Fangaj prezantohet te klubi tjetër i Superiores

9 Qershor 2026, 16:47, Sport CNA

ZYRTARE/ U largua nga Egnatia, Fangaj prezantohet te klubi tjetër i

Mbrojtësi i djathtë Abdurrahman Fangaj është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës së Teutës.

Lojtari u largua nga radhët e Egnatias për t'u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Edlir Tetova.

Përmes një komunikate në faqen zyrtare, klubi durrsak e prezantoi mbrojtësin si afrimin e parë të kësaj periudhe të merkatos.

Drejtuesit e Teutës theksuan se ky afrim do të sjellë më shumë eksperiencë dhe cilësi për repartin e prapavijës në sezonin e ri. Kalimi i Fangajt në Durrës cilësohet si një lëvizje e rëndësishme për të përforcuar organikën e ekipit bregdetar.

Gjatë ditëve në vijim, te Teuta priten të zyrtarizohen edhe emra të tjerë të njohur të futbollit vendas.





Lajmet e fundit nga