web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U largua nga Skënderbeu, Gjoka drejt skuadrës tjetër në Shqipëri

9 Qershor 2026, 11:11, Sport CNA

U largua nga Skënderbeu, Gjoka drejt skuadrës tjetër në

Ernest Gjoka është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Flamurtarit për sezonin e ri në Kategorinë e Parë.

Drejtuesit e klubit vlonjat, me në krye Sinan Idrizin, kanë nisur kontaktet e para me teknikun kryeqytetas, i cili mund të rikthehet në Vlorë pas 12 vitesh.

Gjoka ka trajnuar më parë Flamurtarin në periudhën 2012-2014, kohë kur fitoi edhe Kupën e Shqipërisë.

Me një karrierë të gjatë ku ka drejtuar skuadra si Kukësi, Vllaznia dhe Skënderbeu, si dhe eksperienca jashtë vendit te Shkëndija e Shkupi, Gjoka shihet si profili i duhur për të realizuar objektivin e klubit, rikthimin e menjëhershëm në Superiore.

Negociatat vazhdojnë dhe një vendim zyrtar pritet të merret së shpejti.





Lajmet e fundit nga