web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Botërori, mesfushori me probleme te Gjermania

9 Qershor 2026, 14:47, Sport CNA

Botërori, mesfushori me probleme te Gjermania

Leon Goretzka pritet ta nisë Kampionatin Botëror 2026 nga stoli i rezervave, pasi nuk arriti të siguronte një vend titullari në ndeshjet miqësore ndaj Finlandës dhe SHBA-së.

Trajneri Julian Nagelsmann i kishte premtuar më parë një rol fiks në formacion mesfushorit, të cilin e kishte lënë jashtë Euro 2024, por performancat e fundit kanë ndryshuar hierarkinë në skuadër.

Në një intervistë për FIFA-n, Goretzka deklaroi se motivimi i tij kryesor është të lërë pas zhgënjimet e Botërorëve 2018 dhe 2022 dhe të rikthejë entuziazmin te tifozët.

Gjermania hyn në këtë turne e renditur në vendin e dhjetë në botë, një pozicion që sipas lojtarit tregon realitetin e tyre aktual jashtë grupit të favoritëve kryesorë, por që mund të shërbejë si shtysë për të pasur një ecuri pozitive pa presionin e madh të rezultatit.





Lajmet e fundit nga