web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Nisin punimet në stadiumin “Air Albania”

10 Qershor 2026, 16:05, Sport CNA

VIDEO/ Nisin punimet në stadiumin “Air Albania”

Federata e Futbollit ka nisur punimet në stadiumin “Air Albania”, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që vjen në kuadër të përgatitjeve për organizimin e finaleve të Kampionatit Europian U-21 2027, ku Shqipëria është një nga dy vendet organizatore.

Ndërhyrja parashikon përmirësimin e bazamentit të fushës dhe vendosjen e një tapeti të ri me bar hibrid, sipas standardeve më të larta të kërkuara nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Ky investim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të FSHF-së për modernizimin e infrastrukturës sportive në vend dhe garantimin e kushteve optimale për organizimin e aktiviteteve të mëdha futbollistike. Përmirësimi i terrenit të stadiumit kombëtar do të sigurojë një cilësi edhe më të lartë loje për ekipet pjesëmarrëse.

Mikpritja e UEFA EURO U-21 2027 përbën një moment historik për futbollin shqiptar dhe një mundësi të rëndësishme për promovimin e vendit në arenën ndërkombëtare. Në këtë kuadër, FSHF po vijon punën për plotësimin e të gjitha kërkesave organizative dhe infrastrukturore të vendosura nga UEFA.

Punimet në stadiumin “Air Albania” do të zhvillohen sipas planit të parashikuar, me synimin që impianti të jetë plotësisht i gatshëm për të pritur ndeshjet e këtij kompeticioni prestigjioz europian.





Lajmet e fundit nga