web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga kombëtaret debutuese, te lojtari më i ri dhe më i vjetër. Mësoni sekretet e Botërorit

11 Qershor 2026, 16:22, Sport CNA

Nga kombëtaret debutuese, te lojtari më i ri dhe më i

Kupa e Botës 2026 nis në Mexico City, duke shënuar fillimin e edicionit të 23-të, i cili mbetet më i madhi në historinë e futbollit.

Për herë të parë, ky kompeticion madhor zhvillohet në tre shtete të ndryshme (SHBA, Meksikë dhe Kanada) nëpërmjet 16 qyteteve pritëse, ku 48 kombëtare do të zhvillojnë gjithsej 104 ndeshje. Ky Botëror regjistron plot 1248 futbollistë të grumbulluar, ku spikasin rekorde të moshave si meksikani Gilberto Mora (17 vjeç) dhe skocezi Craig Gordon (43 vjeç).

Po ashtu, legjendat Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Guillermo Ochoa thyejnë një rekord historik duke u bërë lojtarët e parë që marrin pjesë në gjashtë edicione të ndryshme të Botërorit.

Në këtë edicion debutojnë për herë të parë shtete si Uzbekistani, Kepi i Gjelbër, Kuraçao dhe Jordania. Përveç risive në formatin e ri me fazën e 1/32-ve, ky turne vjen si më teknologjiku i historisë, duke integruar topin me sensorë, kamera në trupin e arbitrit, pozicionin jashtë loje gjysmë-automatik dhe një sistem VAR shumë më të shpejtë për publikun.

I gjithë ky rrugëtim fantastik do të kulmojë me finalen e madhe të 19 korrikut në stadiumin "MetLife" të New York-ut.





Lajmet e fundit nga